Lezhë, nuk konfiskuan mallin në një biznes të paregjistruar, pranga inspektorëve

09/08/2015 21:50

Specialistët e sektorit kundër krimit ekonomik e financiar të Policisë së Qarkut Lezhë kanë arrestuar Bajram Allamanin, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Lezhë dhe Oltion Pervathi, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale AK Ushqimit në Lezhë.

Allamani, 56-vjeç dhe Pervathi, 34-vjeç janë janë arrestuar nën akuzat për “shpërdorim detyre”.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në subjektin “Bar kafe” në pronësi të shtetasit G. Prenga në fshatin Rrile në Lezhë, i cili ishte i paregjistruar në QKR, nuk kanë vepruar për të konfiskuar gjithë mallrat dhe pajisjet e gjetura në lokal.

Ndërkohë, pronari i lokalit, G. Prenga është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehje të të ardhurave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA