Antikonformistja Chantelle Houghton

07/08/2015 00:00

Femrat janë fiksuar së tepërmi kohët e fundit ndaj operacioneve plastike, e veçanërisht atyre që prekin imazhin e tyre të jashtëm, duke zmadhuar buzët, gjoksin e deri te vithet. Dhe këtë e argumentojnë me faktin se “me modën e re” do të mund të bien më shumë në sy të meshkujve.

Por, ka edhe nga ato që, edhe pse e kanë provuar një gjë të tillë, janë zhgënjyer dhe më pas vendosin t’i rikthehen normalitetit. Chantelle Houghton është njëra prej tyre. Edhe pse jo shumë e njohur për shqiptarët, sepse është thjesht njëra prej fituesve të Big Brother në Britaninë e Madhe, Chantelle ka shpresuar së tepërmi se në rast të një reduktimi të masës së gjoksit të saj, ajo do të kishte më shumë mundësi të gjente një partner të ri.

E këtë shpresë nuk e la vetëm me mendime, por iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Ëeymouth-it në Londër, nga ku doli me një transformim “dramatik” pas operacionit të fundit.

31-vjeçarja u shfaq me një dallim tepër të dukshëm të përmasave të gjoksit, duke hequr kështu dorë përfundimisht nga implanti që kishte vendosur kohë më parë. Brunja iu drejtua spitalit më 29 korrik dhe kur doli u shfaq pa recipeta, në mënyrë që t’i vihej edhe më shumë në dukje transformimi.

FOTO GALERI
6/6
E ëma e Chantelle Houghton, simpatizante e përmasave të mëdha

Top Channel