Bulqizë, sekuestrohet lënda drusore kontrabandë

16/07/2015 00:00

Efektivë të policisë së komisariatit të Bulqizës, në bashkëpunim me kolegët e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor kanë bllokuar mbrëmjen e së mërkurës dy automjete me lëndë drusore në Ternovë, të komunës Zerqan.

Burime policore sqaruan se dy makinat e tonazhit të rëndë po transportonin dru të prerë në zonën pyjore të fshatit dhe po e trasportonin atë drejt qytetit të Bulqizës për ta shitur.

Dy makinat janë sekuestruar bashkë me ngarkesën dhe aktualisht ndodhen në komisariatin e Bulqizës për hetime të mëtejshme.

Policia lokale bën me dije se ky është rasti i katërt në dhjetë ditët e fundit që kapen makina me lëndë drusore.

Ndërkohë, kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit të Bulqizës për të parandaluar dhe bllokuar prerjet e paligjshme në pyje.

Top Channel