Shmanget tragjedia, policia shpëton dy fëmijë nga mbytja në Vlorë

13/07/2015 00:00

Dy fëmijë, 13 dhe 15 vjeç rrezikuan të mbyteshin në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës.

Adoleshentët me incialet I.Gj. dhe A.Gj. ndodheshin me pushime së bashku me familjarët e tyre, kur janë futur në thellësi të detit.

Distanca ka qenë e konsiderueshme dhe dy fëmijët kanë hasur vështirësi për të dalë sërish në breg.

Ajo që ka dhënë alarmin ka qenë e ëma e dy fëmijëve, shtetasja me inicialet A.Gj, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.

Forcat e policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe fatmirësisht ndërhynë në kohë me ndihmën e një mjeti lundrues, duke shmangur tragjedinë dhe ndihmuar dy fëmijët të dalin sërish në breg.

Top Channel