A mund të lehtësojë teknologjia krizën e qarkullimit të parave në Greqi?

13/07/2015 00:00

Ndërsa çështje e ditës është marrëveshja e arritur mes kreditorëve dhe Greqisë dhe bankat janë të mbyllura prej tri ditësh, ekspertët shtrojnë pyetjen se a u mund të ndihmojë grekët teknologjia për të tërhequr më shumë para se sa është limiti?

Bizneset dhe konsumatorët janë në vështirësi për të marr paratë që ju nevojiten. Por disa sipërmarrës po gjejnë disa mënyra nëpërmjet teknologjisë për të përshtatur krizën e qarkullimit të parasë.

Çfarë kanë krijuar ata?
Bankat janë mbyllur prej dy javësh dhe grekëve u lejohet të tërheqin vetëm 60 euro në ditë. Për shkak të mungesës së kartmonedhave të vogla, pjesa më e madhe e tyre janë 50 euroshe, duke u mjaftuar me kaq.

Një aplikacion i ri për pajisjet Android është publikuar javën e kaluar, i cili tregon se ku janë bankomatet që punojnë. Aplikacioni quhet “Find ATM” që i jep mundësi njerëzve të komentojnë për t’i treguar të tjerëve se ku ndodhen bankomatët, apo nëse ka bankonota 20 euroshe.

“Ideja jonë erdhi gjatë ditëve të para të kontrollit të qeverisë’, thotë për BBC-në Dimitris Xatzileftheriou, një prej programuesve. “Teknikisht nuk ishte e vështirë, por pjesa më e vështirë është të gjesh të gjitha bankomatet në Greqi dhe t’i vendosësh në sistem”, vijon Xatzileftheriou.

Top Channel