Udhëtoni për në Durrës? Policia Rrugore: Përdorni edhe rrugën e vjetër

09/07/2015 00:00

Policia Rrugore në Tiranë ka njoftuar marrjen e një sërë masave me qëllim përballimin e trafikut gjatë sezonit turistik.

Përmes një njoftimi, policia u ka rekomanduar qytetarëve që udhëtojnë drejt Durrësit të përdorin edhe rrugën e vjetër, aksin Tiranë-Ndroq-Plepa dhe jo vetëm autostradën Tiranë-Durrës.

Ndërkohë, në fundjavë Rrugorja ka bërë të ditur se do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët urbane.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta