Në një intervistë në “The Ellen DeGeneres Show”, Jennifer Lopez ka deklaruar se dëshiron të mbetet sërish shtatzënë dhe të ketë katër ose pesë fëmijë në total, duke i shtuar Max-it dhe Emme-s edhe dy-tre vëllëzër ose motra.
Por, duke gjykuar nga aktivitetet e shumta të artistes, vështirë se ajo ka kohë edhe për dy ose tre fëmijë të tjerë. 45-vjeçarja ka shpërndarë foto në rrjetet sociale, nga projekti i saj më i fundit, duke bërë modelen për koleksionin e saj të ri të veshjeve “Kohl”.
Gjithashtu, në qershor pritet të shpërngulet në New York për të filluar xhirimet e serive më të reja të “Shades of Blue”, ndërsa për vitin e ardhshëm ka planifikuar të mbajë rreth 40 koncerte. JLO do të promovojë edhe linjën më të re të parfumeve si imazh i L’Oreal.
“I dua shumë fëmijët e mi, do doja të kisha katër ose pesë…prandaj, nëse do mbetem shtatzënë, do të isha shumë e lumtur”, është shprehur artistja.
Top Channel