Miliarderët e botës në Kanë

15/05/2015 00:00

Në vetvete, Festivali i Kanës është një ‘show’ ku secili nga pjesëmarrësit apo të ftuarit mundohet të shesë më të mirën nga vetja.

Qoftë për prezencën, pamjen, paraqitjen, detajet, bizhutë apo edhe të manifestojnë pasurinë që zotërojnë. Në fakt, Kana asnjëherë nuk mbetet bosh, por njëherë në vit mbi popullohet dhe jo me turistë dosido, por me miliarderët më të mëdhenj të botës.

Sipas një artikulli të revistës “Forbes”, në jug të Francës tani ndodhen të ankoruar jahtet më luksoze me disa kate, të veshur nga brenda me lëkurë, me ambiente gati-gati sa një vilë. Revista shkruan se, për momentin në Kanë ndodhen 13 miliarderë rusë, familja më e pasur egjiptiane, trashëgimtarë të ndryshëm apo prodhuesit e kompanive të mëdha, si “Microsoft”, “Vodka”, princi saudit, si edhe pronarët e disa puseve me naftë në Lindjen e Mesme.

Ashtu sikurse nuk mungojnë vajza modele plot hijeshi, që jo rastësisht kjo periudhe e vitit mund t’i gjejë edhe “single”.

FOTO GALERI
3/8
Jahti i pronarit rus te “Vodkes”, Yuri Shefler

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA