“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim prej 32 orësh drejt Turqisë për të…
Fakti që Barack Obama është drejt fundit të mandatit të dytë si President i SHBA-ve nuk do thotë që Beyonce s’duhet të interesohet për zhvillimet e reja në Partinë Demokratike. Prania e saj në një aktivitet për mbledhje fondesh për kandidaten për Presidente Hillay Clinton ishte surprizë.
33-vjeçarja iu bashkua të famshmëve të tjerë, si Sharon Osbourne, Meghan Trainor dhe Tamar Braxton. Beyonce u shfaq me një fustan ngjyrë ari, me pak grim dhe sandale të larta, ndërkohë që flokët i kishte lëshuar në njërën anë.
Gjatë këtij aktiviteti pati shumë batuta, por ajo e Hillary Clinton shkaktoi shumë të qeshura mes të pranishmëve. “Unë mund të bëhem presidentja e parë që nuk do ta lë Shtëpinë e Bardhë e thinjur, sepse do kujdesem që gjithmonë të lyej flokët”, ka thënë bashkëshortja e ish-Presidentit, Bill Clinton.
Top Channel