Ariana Grande shfaqet ndryshe në Los Angeles

13/05/2015 00:00

Ariana Grande ka rrëmbyer zemrat e shumë të rinjve. 21-vjeçarja është shndërruar një nga artistet më popullore, duke qenë se u kushton shumë kohë edhe fansave të saj, të cilët nuk i refuzon kur bëhet fjalë për ndonjë foto, ose autografe.

Por, Grande është ndjerë në siklet kur dhjetëra fansa i janë afruar për autografe në Aeroportin e Los Angeles, për shkak se paraqitja e saj nuk ishte në nivelin e duhur. Pavarësisht këtij fakti, ajo nuk ka refuzuar të bëjë autografe, ndërsa ka hezituar kur kanë kërkuar foto me të.

Madje, edhe kur kanë tentuar që t’i bëjnë foto, ajo është munduar të fshihet pas njërës prej mikeve të saj që e shoqëronte. Sjelljet e saj kanë habitur fansat që kanë mendime pozitive për këngëtaren, por gjithçka ka kaluar me një buzëqeshje, që Ariana nuk ngurron t’ua dhurojë atyre.

FOTO GALERI
2/4
Ariana Grande shfaqet ndryshe në Los Angeles

Top Channel