ISIS zotëron dokumente identifikimi perëndimore, përfshirë nga Kosova dhe Shqipëria

12/05/2015 00:00

Grupi terrorist ISIS ka vjedhur dokumente identifikimi të shumë shtetasve perëndimorë, duke përfshirë ata të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas raportimeve të një televizioni në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, janë gjetur shumë dokumente në një zyre të organizatës në Siri. Së paku dy pasaporta të Kosovës dhe 6 letërnjoftime shikohen në një kronikë televizive, raporton KTV.

Gjithashtu, një numër pasaportash të shtetasve shqiptarë janë në posedim të ISIS-it, transmeton “koha.net”. Pasaportat, ku nuk mungojnë edhe ato të qytetarëve nga vende të BE-së dhe SHBA-ve, janë vjedhur dhe pjesëtarë të ISIS-it i përdorin ato për udhëtuar në vende të ndryshme.

Top Channel