“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim prej 32 orësh drejt Turqisë për të…
Ndonjëherë, pyetja “çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?” është krejtësisht e pavlerë. Sidomos në rastet kur famën e ke që fëmijë, e kur mosha nuk të prish aspak punë për të ecur mbi tapetin e kuq, për të pushtuar faqet e revistave apo për të pasur me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Ajo është aktualisht 9 vjeç, por qëkur ishte 3 njihej si modele shumë e suksesshme dhe konsiderohej si vajza më e bukur në botë. Me flokët e artë, sytë blu të thellë dhe tiparet ëngjëllore, rusja Kristina Pimenova është tashmë imazh i markave të njohura botërore, si Roberto Cavalli, Dolce Gabbana dhe Armani. Kristina ka më shumë se 3 milionë ndjekës në Facebook, faqe e cila menaxhohet nga e ëma, ish-modele. Nga ana tjetër, ka dhe shumë të tjerë që e kritikojnë, me pretendimin se vajza po përdoret për qëllime përfitimi.
* Kushdo që e ka parë atë të kërcejë, në klipin e këngës “Chandelier” të së famshmes Sia, duhet ta dijë se bëhet fjalë për 12-vjeçaren Maddie Ziegler, një prej adoleshenteve më të famshme në botë. Deri para 4 vitesh, ajo ishte një fëmijë i panjohur, që shijonte kërcimin dhe që shkonte në një shkollë publike në Pensilvani. Tashmë, Maddie ka 3 milionë ndjekës në Instagram dhe videoja e këngës ka 1 miliard klikime në Youtube. Ishte vetë këngëtarja austrialiane Sia, që e pa rastësisht Maddien në një program televiziv dhe e pyeti, nëse ishte e interesuar të merrte pjesë në klipin e saj.
E megjithatë, jo gjithmonë fama që në fëmijëri mund të jetë pozitive. Një shembull është ai i Macaulay Culkin, fëmija i famshëm i filmit “I vetëm në shtëpi”, fama e të cilit erdhi gjithmonë e duke u zbehur nga viti në vit. Një tjetër rast është shndërrimi i Miley Cyrus, e cila që nga fëmijëria, kur njihej si Hanna Montana, e deri më sot ka ardhur në një transformim të vazhdueshëm, dhe jo për mirë.
* Për fëmijët e famshëm shqiptarë të para viteve ’90, kryesisht në kinematografi, fama është identifikuar me rolet që kanë luajtur. Së fundmi, një 9-vjeçare nga Kosova fitoi vendin e tretë në “France’s got talent”. Erza Muçolli i mahniti të gjithë me zërin e saj.
Top Channel