Dimri që nuk do të ikë, sërish me reshje e i ftohtë. Në fundjavë ndryshon moti

06/04/2015 00:00

Edhe pse pranvera ka ardhur, reshjet e dëborës dhe të shiut janë prezente në të gjithë vendin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që temperaturat e ulta do të vijojnë deri ditën e mërkurë dhe në fundjavë do të kemi një stabilizim të situatës.

“Kemi vlera negative në verilindje dhe juglindje të territorit, ndërsa në vendet e ulta dhe në bregdet, mëngjesi do të ketë një ulje prej 4 gradë Celcius. Prej ditës së mërkurë parashikohet që vendi ynë të përfshihet nga masa ajrore kryesisht të qëndrueshme me origjinë verilindore. Do të kemi përsëri një rënie të temperaturave si rezultat i masave ajrore veriore në mëngjes, ndërsa në mesditë, si rezultat i orëve me diell, temperaturat do të kalojnë edhe mbi 15 gradë Celcius në vendet e ulta dhe bregdet. Parashikohet gjithashtu që deri në fundjavë të kemi një mot të qëndrueshëm”, tha Elsona Gjoni.

Në shumë zona, dëbora do të vijojë deri në 700 metra, duke përfshirë shumë qytete të vendit. Por në mesjavë gjendja pritet të ndryshojë. Reshjet e shiut e dëborës do të ndërpriten, për të na sjellë një fundjavë me diell dhe të ngrohtë.

Top Channel