Tentoi të fuste kontrabandë fishekzjarre në Shqipëri, arrestohet 36-vjeçari në Morinë

31/08/2026 12:34

Një 36-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi dyshohet se tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike në Shqipëri me qëllim shitjen në Tiranë.

Policia Kufitare, gjatë kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, ndaloi për kontroll të imtësishëm një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin G.M.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan si provë materiale 11 kuti me 691 fishekzjarre, të cilat dyshohet se 36-vjeçari synonte t’i fuste në vend në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 36 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel