Cvitan rrëfen në “Top Story” si arrestoi Sanader-in dhe një këshillë për prokurorët shqiptarë

26/03/2015 00:00

Dinko Cvitan, prokurori që futi pas hekurave një prej kryeministrave më popullorë kroatë, Ivo Sanader, dhe i hapi rrugën vendit për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Europian, vizitoi ditët e fundit Shqipërinë.

Ai zhvilloi një sërë takimesh me politikanë të lartë dhe me homologët e tij shqiptarë. Cili ishte suksesi kroat në hetimin e zyrtarëve të lartë? Çfarë i duhet Shqipërisë për të ndjekur një model të tillë?

Vetë Cvitan ishte protagonist në një intervistë dhënë për “Top Story” me gazetarin Sokol Balla, ku rrëfeu një sërë detajesh interesante nga puna e tij në krye të prokurorisë kroate dhe roli i USKOK-ut (Byroja e Luftës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) një zyrë e posaçme e ngritur brenda sistemit të hetimit në Kroaci.

Intervista e plotë:

Sokol Balla: Zoti Cvitan, sa e vështirë është të arrestohet një kryeministër?

Dinko Cvitan: Në fakt, nuk është e lehtë të arrestosh kryeministrin… Ju sigurisht mendoni për rastin Hypo-Ina-Moll edhe disa çështje të tjera, më saktë, që janë ngritur kundër ish-kryeministrit Sanader. Janë ngritur gjithsej 5 akt-akuza, megjithatë le t’i kthehemi fillimit. USKOK-u ka marrë indiciet e para, në bazë të të cilave nisi të hetojë dokumentacionin që dispononte dhe, në fillim nuk po ecte lehtë. Nënjëfarë mënyre u ndeshëm me heshtje. Kushdo që dinte diçka rreth rasteve, vetëm heshtte; kushdo që dinte diçka rreth çështjse, nuk fliste. Megjithatë duke punuar në ekip, që përbëhej prej 7 prokurorësh, 16 orë në ditë, plus të shtunë e të diel, sidoqoftë arritëm deri në një kornizë faktesh të rëndësishme, qëna çonin në përfundimin e dyshimeve ekzistuese, që ish-kryeministri ishte i përfshirë në disa aktivitete kriminale. Siç ndodh shpesh që fati ndihmon të guximshmit, u krijuan disa rrethana, erdhëm deri tek disa dëshmitarë, të cilët nisën tëna japin disa fakte shumë të rëndësishme, sidomos për fillimin e procesit. Që nga ai moment, thjesht nuk mundi të ndalej më. Prokurorët që punonin në këtëçështje, ditë e natë hetonin e morën në pyetje njënumër të madh personash… U mblodh një numër i rëndësishëm informatash. Verifikoheshin faktet dhe vërtetoheshin vazhdimisht dëshmitë. Mund të them që gjatë hetimeve, atë kohë janë pyetur mbi 500 persona. Këtëe kryenin prokurorët. Disa nga të pyeturit, edhe disa herë. Njëprej tyre, një nga bashkëfajtorët e ish-kryeministrit,është pyetur 19 herë. Jemi pyetur:Pse kaq shumë? Pse kaq herë? Sepse nuk i besonim asgjëje. Sa herë që pyesnim tentonim të verifikonim ato fakte, për të cilët kishim të dhëna. Më tej kërkuam dhe mundëm të marrim nga qeveria kamerat për verifikim, kamerat mbikëqyrëse, për të parë kush dhe kur ka hyrë e dalë atë kohë, në atë ambient. Më tej kërkuam dhe morëm një numër të madh proces-verbalesh e të dhënash/regjistrime me zë/audio, deri tek të cilët erdhëm me ndihmën e urdhrave të gjykatës. Dhe si përfundim, në këtë çështje prokuroria nuk ishte e vetme, pra jo vetëm USKOK. U involvua policia. Analizat speciale financiare i kanë kryer jo vetëm ekspertët hetues të prokurorisë, por edhe zyra për parandalimin e pastrimit të parave e administratës tatimore, dhe këtu, pjesë veçanërisht e rëndësishme, ishte ndihma juridike ndërkombëtare, kur unë dhe një koleg shkuam në Insbruk në Austri, e ku asistuam në hapjen e kasafortës së tij (Sanaderit). Prej aty morëm një sërë dokumentesh që gjendeshin në atë kasafortë. Më tej, morëm pjesë në disa takime e mbledhje me prokurorët austriakë. Pra, ishte ky një proces shumë i gjatë dhe i vështirë, megjithatë në fund u provua që prokuroria kroate ka forca të arrestojë e më pas dhe të gjykojë edhe ish-kryeministrin. Megjithatë, kishte pretendime: “pse ish-i“, siç ndodh shpesh. Publiku i pakënaqur…Nisën të thonë “gjithmonë merreni me ish-ët. Por është fakt që çdo gjë që bënin ata në atë kohë, bëhej nga katër sy. Kështu, ishte tepër, tepër e vështirë t’i provoje veprat korruptive, pasi ata vështirë se lënë gjurmë, e për ketë vlen të jesh i vendosur në këtë punë. Në këtë punë të madhe tonën ndodhin edhe gabime në hapa/ecje (gjatë punës). Më e rëndësishmja është që këto gabime të evidentohen e të mos përsëriten, dhe kur evidentohen atëherë më pas çdo gjë ecën më lehtë. Pra, ajo që ishte vendimtare ishte vullneti dhe deshira që, nga ana jonë, këtë ta kryenim në nivel të lartë profesional. Por nga ana tjetër, mund të them se kishim dhe mbështetje politike. Këtu nuk mendoj se mbështetja ishte e tipit “bëjeni këtë“, në kuptimin me urdhër. Thjesht, askush nuk na ngacmonte, thjesht kemi qenë të lirë të kryejmë detyrën tonë, ashtu si dimë më mirë ta bëjmë. Në fund të fundit, ish-kryeministri është gjykuar, përfundimisht i dënuar për dy vepra penale me 7 vjet e gjysëm burgim, për një tjetër çështje të rëndë është dhënë dënimi i shkallës së parë, me 8 vjet burg. Tre akt-akuza janë proces në vazhdim. Kështu që mendoj se ne kemi bërë një punë tepër të mirë, duke treguar që kjo gjë mund të arrihet.

Sokol Balla: Lidhur me presionin politik, nëse keni patur apo jo në këtë çështje, dhe si e përballuat?

Dinko Cvitan: Në lidhje me këtë, nuk ka patur presion politik, dhe ne nuk patëm kundërshtinë e askujt, veçanërisht, në njëfarë mënyre kishte të frikësuar, skeptikë, ndoshta disa, por jo në prokurori, për të punuar me ritmin që punojmë ne, me ritmin që donim ne, pasi këtu ka shumë rëndësi të veprohet shpejt, por pa e tepruar, për të mos bërë gabime në hapa. Pra, ndikim politik në atë kohë nuk kishim. E pranoj që në atë kohë, znj. Kosor në të vërtetë na la të lirë të kryejmë detyrën dhe punën tonë.

Sokol Balla: Dmth nëse ajo do donte të mos ju linte të lirë që ju të bënit punën tuaj, ju nuk do ta bënit punën tuaj?

Dinko Cvitan: Jo, aspak do ta bënim edhe më tej. Ndoshta përdora term jo të përshtatshëm. Fakt është që edhe para kësaj, askush nuk na përzihej ne punën tonë, të USKOK-ut… Megjithatë, po kthehem pak pas në histori. USKOK-u themelua, nisi punën e tij në vitin 2002, me një kuadër ligjor shumë të keq. Më qartë, nuk mund të veproje e të bëje asgjë në bazë të atij që ishte. Erdhi momenti i ndryshimit të këtij kuadri ligjor, duke u futur hetimi i prokurorisë e që atëherë, prokurorët u kthyen, siç themi ne “dominus litis”, u kthyen në zotër të procedurës penale dhe funksionon në bazë të pesë principeve. Këto principe janë fare të qartë: E para, metoda  proaktive, që do të thotë se prokurori nuk pret të reagojë atëherë kur dikush bën kallëzim, por që në zërin e parë që dëgjon, sapo mëson diçka, reagon dhe merr masat apo verifikimet, duke dhënë urdhra të qarta e të duhura edhe policisë, edhe organeve të tjera shtetërore kompetente, menjëherëdhe pa pritur indicie të tjera. Pjesa e dytë, qasja multidisiplinare, postulati i dytë, që do të thotë se këto janë çështje apo subjekte tepër të komplikuara. Dhe për t’i zgjidhur ato nuk janë të mjaftueshme vetëm njohuritë juridike. Domosdoshmëri janë njohuritë e veçanta profesionale, duke nisur nga ekspertë finanacash, ekspertë ndërtimi dhe të tjerë. Për këtë është e domosdoshme që shteti të sigurojë buxhet të mjaftueshëm që këta ekspertë të angazhohen.
E treta; bashkëpunimi midis agjencive. Këtë punë nuk mund ta bëjëvetëm prokuroria. Këtu janë të domosdoshëm të përfshihen edhe organizma apo agjenci të tjera. Kështu, që nga viti 2006, USKOK ka në ambientet e punës së tij, qasje në bazën e të dhënave të administratës tatimore; që nga viti 2007, USKOK ka qasje në bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Janë nënshkruar marrëveshje ndërmjet USKOK, prokurorisë dhe institucioneve të tjera relevante. Pikat e kontaktit, pra personat. Kur nis një aksion, saktësisht dihet kush, çfarë bën, ku shkon, kush jep urdhër etj. Në këtë kuptim kjo është si të thuash edhe një lloj sistem i rregulluar ushtarak. Pra, dihet me saktësi se e kujt është përgjegjësia dhe në rast moszbatimi dihet se cilat janë konsekuencat e këtyre veprimeve. Postulati i katërt është bashkëpunimi ndërkombëtar. Pa këtë bashkëpunim, në të vërtetë është e pamundur të ndiqen gjurmët e parave etj. Këtu kemi disa marrëveshje me shumë vende, marrëveshje bilaterale që nuk janë me rëndësi shtetërore, por mundësojnë shkëmbimin e informacioneve të ndryshme që ndihmojnë prokurorin, që nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare të posedojë dëshmi apo fakte për çështje të caktuara, dhe si përfundim, në qëllimin final, është të vijmë në hetimin e krimeve financiare jo si qëllim më vete, por të hetojmë dhe të ndjekim rrugën e parave dhe se si mund të merren mbrapsht ato. Më pak rëndësi ka se kush, sa dhe nëse do të qëndrojë dikush në burg. Rëndësi ka që paraja e vjedhur të kthehet mbrapsht. Sepse, nëse korrupsionin apo krimin e organizuar e godisni në xhep, kur i merrni paratë, aty i dhemb më shumë, dhe pa para nuk kanë më atë fuqi dhe ndihen të margjinalizuar. Në këtë mënyrë bëhen me të parrezikshëm e të parëndësishëm.

Sokol Balla: Ivo Sanader ishte një figurë jo pak popullore në Kroaci. A ishte kjo një pengesë psikologjike në punën tuaj?

Dinko Cvitan: Jo, nuk është pengesë, sepse e thënë thjesht ,as për USKOK-un, as për prokurorinë, pra ne s’na intereson aspak se kush janë personat, me emër apo mbiemër, nëse dikush do apo nuk do dikë, është popullor apo jo, ka para apo s’ka para, fare e parëndësishme… Madje mund të them se kjo përcakton edhe mënyrën e jetës tonë private. Mund të them se unë personalisht, me askënd nuk kam punë, kam vendin tim të punës, ku faktikisht kaloj 14-16 orë në ditë, dhe pas kësaj shkoj në shtëpi. Në mëngjes përshëndetem me familjen time dhe u them “shihemi në darkë”. Pra, mendoj se në rastet kur prokurori është i hapur në komunikim, jashtë punës së tij, me një numër të madh njerëzish qëmund të jenë nga radhët e politikës, sportit, shkences etj., që në fakt ndoshta s’ka asgjë të keqe, por vetëm për këtë fakt është më i ekspozuar, dhe në këtë mënyrë ai bëhet subjektiv. Prokurori nuk ka luksin apo të drejtën të ketë ndjenja apo të jetë subjektiv, ai ka të drejtë vetëm që në mënyrë të drejtë, të gjykojë mbi faktet që heton. Dhe kështu problemi thjeshtëzohet, nëse ka, ka, nëse s’ka, nuk ka. Këtu do të përmend një thënie tëmoçme tek ne, në Kroaci. Kur policët thonin: nëse s’mund të meremi vesh ndryshe, meremi vesh sipas ligjit. Pra, mbetet vetëm sipas ligjit dhe fare thjeshtë prokurori, dhe mua personalisht, aspak nuk më impresionon kush është, çfarë pozicioni apo funksioni mban, ka apo s’ka karizëm etj. Në këto gjëra unë nuk kam të drejtë të mendoj.

Sokol Balla: Cili është momenti më i vështirë në të gjithë çështjen Sanader për ju personalisht?

Dinko Cvitan: E kam të vështirë t’ua them, por asgjë që mund të më impresiononte në veçanti. Absolutisht asgjë, vështirë është nëse mendojmë se kur bëjmë këtë lloj pune je i ndërgjegjshëm se keni lënë pas dorë familjen dhe kjo është më e vështira. Megjithatë, kur njeriu ka mbështetjen e familjes dhe ata besojnë se ajo që ti bën është e mirë dhe e drejtë, sigurisht që për secilin nga ne kjo është lehtësim dhe pa këtë mbështetje do të ishte vërtetë shumë e vështirë. Megjithatë ne nuk duhet të harrojmë se këtu nuk flitet vetëm për Sanaderin. Ju duhet të dini se USKOK ka proceduar dy zëvendëskryeministra, pas kësaj ministrin e Punëve të Brendshme, ministrin e Mbrojtjes, fakt është se është arrestuar Komandanti i Forcave Tokësore për vepra penale korruptive, pra Gjeneral me tre yje, por gjithashtu janë proceduar për ndjekje penale persona që i përkasin agjencisë ushtarake të sigurisë, ose shërbimeve sekrete ushtarake; janë proceduar penalisht një numër i madh kryetarësh, kryetarë bashkish e komunash, prefektë. Nuk duhet harruar se ne kemi punuar me një qëllim të caktuar: për të goditur vatrat e korrupsionit dhe kemi pasur aksione të mirëcaktuara kundër korrupsionit në ndërtim, shpërdorim detyre, në dhënien e lejeve të ndërtimit ku janë tjetërsuar territoret dhe ka ardhur deri në rritjen e vlerës së tokës; gjithashtu aksionet tona kanë qenë drejtuar kundër korrupsionit në universitete. Këto janë aksionet e njohura, siç është INDEX, ku janë arrestuar për një ditë 105 persona, ku janë proceduar shumë profesorë në Zagreb, pastaj në Osijek, më pas në Split dhe përsëri në Zagreb, në Fakultetin e Mjekësisë. Pra, thjesht kemi shkuar pas çdo gjurme ku mendohej se kishte korrupsion dhe aty ku ai bën më shumë dëm. Është çështje tjetër nëse ky represion është në funksion të parandalimit, a jep rezultate? Ky është problemi më i madh, sepse fakt është se kur ndodh diçka e tillë për 6 muaj ka qetësi, por pas kësaj periudhe përsëri vazhdohet me veprime të tilla. Por siç thotë një fjalë e bukur e të nderuarit prof. Horvatiç, një profesor i Fakultetit të Drejtësisë në pension: në Kroaci, korrupsion ka shumë më pak nga sa flitet, por shumë më tepër nga sa persona janë proceduar. Pra, ne do të kemi akoma shumë punë për të bërë, por gjithashtu mendoj se në fakt siç është perceptimi i publikut për korrupsionin në Kroaci, mendoj se kjo nuk është e vërtetë.

Sokol Balla: Ju përmendët disa nga arrestimet e tjera që keni bërë. Sa ndihmoi rasti Sanader që ju të hetonit më me thellësi korrupsionin në administratën shtetërore, në nivelin e sipërm, por edhe të poshtëm?

Dinko Cvitan: Ai rast ka qenë i rëndësishëm dhe s’ka asnjë dyshim. Së pari, në atë kohë Kroacia nuk ishte anëtare e Bashkimit Europian. Fakt është se Komisioni Europian në një farë mënyre këmbëngulte në besueshmërinë e asaj që ne thonim se, në Kroaci nuk ka të paprekshëm nga ligji. Duhet ta dini që nëse akuzoni dikë dhe s’jeni në gjendje ta faktoni, kjo është e rëndë. Nuk do të thoja se ishte vërtetë një presion nga ana e Komisionit Europian, por fakti është se ndeshja me korrupsionin në nivelet më të larta ishte fokusi ynë. Këtu sigurisht krijohen mundësi korruptive dhe një ndër prioritetet tona ishte pikërisht ky: të fillonim luftën, sigurisht aty ku ajo ekzistonte dhe kishte fakte me korrupsionin në nivel lokal. Kjo sigurisht solli procedimin e shumë anëtarëve të parlamentit. Gjithashtu nuk kemi pasur si të thuash konfrontime të tipit, mos veproni ju lutem…etj. Në të vërtetë askush nga politika nuk komunikon me mua në këtë formë, thjesht ky është fakt. Por kjo zgjoi interes të veçantë të publikut. Por nëse ju procedoni një anëtar të Parlamentit të njërës palë, pala kundërshtare kënaqet , por nëse ju procedoni një anëtar të palës tjetër atëherë ndodh e njëjta gjë me palën tjetër. Nëse dikush fërkon apo nuk fërkon duart, si pjesë e luftës politike ndërmjet palëve, kjo ne nuk na intereson. Për ne, i vetmi qëllim që kemi është që hetimi dhe procedimi të kryhen sa më shpejt, por edhe të mos shkelim të drejtat e individit të garantuara me ligj, sipas trashegimisë europiane. Këmbëngulim që akuza të jetë e vërtetueshme dhe në gjykatë akuza të jetë e sukseshme. USKOK-u këto 10 vitet e fundit në të vërtetë ka qenë tepër i sukseshëm dhe këtë e vërtetojnë shifrat. Janë zgjidhur me mijëra dosje, një digresion i vogël, një hapësirë e vogël në godinën e USKOK-ut në Zagreb kalon përafërsisht 6500-7000 njerëz në vit. USKOK-u prej vitesh, çdo vit konfiskon pasurinë për të qenë të saktë, gjykata me propozim të USKOK-ut u merr pasuritë e krijuara në mënyrë kriminale dhe mund të thuhet se kjo në vlerë kalon 3-6 herë buxhetin vjetor që ka në dispozicion USKOK-u për veprimtarinë e tij, pra në fakt USKOK-u nuk i kushton asgjë taksapaguesve kroatë. Bëhet fjalë për një organ shtetëror i cili mund të vetëfinancohet, por që kjo pasuri e vjedhur të mund të kthehet në shtet duhet ta gjesh dhe për ta gjetur është e vështirë. E gjithë kjo do mundim, por edhe dije, profesionalizëm dhe eksperiencë, por unë mendoj se ne i kemi këta njerëz të cilët mund ta bëjnë këtë punë.

Sokol Balla: Çfarë ndjetë kur më në fund patë Ivo Sanaderin me pranga në dorë?

Dinko Cvitan: Asgjë s’kam ndjerë. Hidhërim kam ndjerë. Thjesht më ka ardhur turp. Turp që kemi të tillë kryeministër. Çfarë mund të ndjeja?!  Pasi njerëzit e kishin zgjedhur,dmth votuesit kroatë, të cilët kishin investuar shumë shpresë tek ai. E zgjodhën e kështu në fund u tregua se ishte hajdut. Nuk ka këtu shumë vend për kënaqësi. Kjo është një ndjenjë e keqe. Në atë moment, njeriu kënaqet që ia arriti. Duke folur me fjalor sportiv, ke fituar ndeshjen me dikë, por që hidhërimi është po ashtu i madh, së paku tek unëdhe kolegët e mi.

Sokol Balla: Megjithatë Kroacia mbetet ende një nga vendet me perceptim të lartë korrupsioni, mbi 90 përqind. Por USKOK, zyra juaj, vlerësohet veçmas dhe pozitivisht në raportet e BE-së. Sa është rezultati i punës suaj si pasojë e përmirësimeve në sistemin e drejtësisë dhe sa e vullnetit tuaj individual?

Dinko Cvitan: Kroacia ka probleme siç kanë edhe të gjitha vendet e rajonit, por jo vetëm. Edhe vendet e Europës Perëndimore kanë probleme me korrupsionin. Pra, këtu ndryshime të mëdha nuk ka. Italia, Greqia dhe jo vetëm. Edhe Austria, Gjermania, madje edhe Finlanda etj.Pyetja është se sa shumë flitet rreth kësaj, duan apo jo të flasin? Tani, më pyetët nëse ky sukses është çështje e kuadrit të suksesshëm ligjor apo faktor i qasjes e qëndrimit ndaj detyrës, pra individual? Atëherë, i rëndësishëm është kuadri ligjor.Në Kroaci u krijua e ashtuquajtura vertikale USKOK, pra në 2010-ën, thënë me fjalor të thjeshtuar, në vazhdim të policisë ekzistuese, u krijua Policia Speciale e USKOK-ut, e cila merrej vetëm me këto lloj lënde. Pra, kjo është e rëndësishme, pra si edhe kuadri ligjor. Nga ana tjetër, e rëndësishme është se kush e kryen këtë detyrë. Kjo është tepër e rëndësishme. Duhet të jenë njerëz të pastër, që dinë shumë e që kanë dëshirë të mësojnë edhe më tej. Më shumë rëndësi është njeriu të ketë vullnetin dhe karrigja apo kolltuku ku është ulur të mos jetë gjëja më e rëndësishme në këtë botë. E rëndësishme është të jetë gati të heqë dorë prej saj në momentin që duhet të largohet, në rast mossuksesi, e rëndësishme është që këtë ta qartësojë në kokën e tij dhe çdo gjë është në rregull. Por nëse dikush kapet fort pas kolltukut apo pozicionit, e që vetëm për këtë e mban këtë punë, pse do mbi çdo gjë të ketë makinë luksoze, të shkojë nëpër darka të mira etj, kjo është një histori me përfundim të keq. Pra, është shumë e rëndësishme si janë ata si njerëz. Unë kam dëshirë të them kush është prokuror i mirë: dikush që ka në kokë dhe që ka zemër. Kush i ka këto, ok, kush nuk ka njerën prej tyre, s’ka sukses.

Sokol Balla: Shqipëria është po ashtu një vend me perceptim të lartë korrupsioni. Por ndryshe nga Kroacia, këtu ‘peshqit e mëdhenj’ shpëtojnë gjithmonë. Dhe gishti i akuzës këtu drejtohet shumë edhe nga Prokuroria. A është një handikap që këtu Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga politika, pra Parlamenti?

Dinko Cvitan: Unë e kam thënë këtë publikisht, që nëse ndodh se nuk marr aprovimin apo mbështetjen e të gjithëve, atëherë do të jepja dorëheqje, pra është çështje përgjegjësie. Dua të them që kjo mënyrë nuk është detyrimisht një pengesë. Shtrohet pyetja se në ç’mënyrë tjetër mund të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm? Të jetë ky një farë konkursi publik? Prapë dikush për këtë duhet të vendosë apo të propozohet nga ndonjë organ tjetër i pavaruar? Edhe ai është i përbërë nga disa persona të tjerë, që mund të jenë nën ndikimin e atij apo të këtij. Por nëse biem dakord për demokracinë parlamentare, atëherë unë mendoj se duhet të jetë vërtetë Parlamenti që të vendosë për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Nga ana tjetër, shpesh në Kroaci shtrohet pyetja: nëse duhet kufizuar numri i mandateve apo jo? Meqë ky numër aktualisht nuk është i kufizuar, personalisht mendoj se duhet kufizuar në dy mandate. 8 vite janë të mjaftueshme që personi të kryejë si duhet detyrën e tij. Më shumë mund të mos ishtë mirë. Megjithatë edhe për këtë duhet të vendosë Parlamenti, me sjelljen e ligjit përkatës. Në çdo rast, fakti që Parlamenti e zgjedh sot Prokurorin e Përgjithshëm nuk është faktor vendimtar që kryeprokurori t’i jetë dikujt borxhli. E përsëris: e rëndësishme është që gjithkush të pastrojë brenda kokës se tij, të pastrojë brenda vetes, t’i thotë: “këtu, në këtë detyrë nuk do të jem përjetësisht; sot jam këtu, ky është momenti im, koha ime, rasti im”. E rëndësishme është që kur të qëndrojë para pasqyrës në mëngjes, të thotë që “jam njeri, mos ndodhë që fëmijët apo nipërit e mi të thonë: dëgjo baba, dëgjo gjyshi, ke mundur të bëje atë që duhej, por s’e bëre… e në këtë rast nuk të mbetet gjë tjetër veç të marrësh pistoletën…(qesh).

Sokol Balla: Shqipëria është goditur nga një tjetër skandal, kryesisht mediatik, ku një deputet akuzon kreun e Parlamentit se ka paguar për të vrarë atë dhe një deputet tjetër.  Përtej debateve mbi vërtetësine e akuzave, këtu ka një bindje se edhe kjo çështje do të mbyllet pa fajtorë. Cila do të ishte këshilla juaj për homologun tuaj shqiptar.

Dinko Cvitan: E vështirë është për mua të jap këshilla në këtë rast, për kolegun e respektuar. Nuk e di se për çfarë afere bëhet fjalë realisht, nëse është ky niveli,“më the, të thashë”, apo nëse për këtë ekzistojnë prova. Nëse dikush merr guximin të deklarojë një gjë të tillë dhe të akuzojë rëndë, seriozisht, një person me një pozitë të lartë, duhet të ketë prova bindëse. Nuk mundet që pa asnjë lloj përgjegjësie të deklarosh të tilla gjëra. Po provoja të jem unë në këtë pozitë. Çfarë do të bëja? E para, do thërrisja atë që ka deklaruar këtë. Të më thoshte se mbi ç’bazë e ka deklaruar këtë? Nga e di këtë? Ku e ka dëgjuar? Kush ia ka thënë? E sigurisht do provoja të verifikoj të gjithë këtë që më tha. E nëse mbetet vetëm në deklarimin që dikush ka porositur vrasjen e dikujt dhe këtë e deklarova unë, kemi të bëjmë me kallëzim penal, pa asnjë argument, atëherë duhet të përgjigjet ai për këtë. Nëse nuk mund ta provojë me asgjë – nuk them që duhet ta provojë deri për të ngritur akt-akuzen – por nëse vërtetohet që është thjesht sajesë, nëse nuk mund ta dëshmojë këtë, bëhet fjalë për vepër penale të dëshmisë së rreme. Pra, nuk duhet sipas meje të gjykosh paraprakisht atë që prokuroria do të bëjë. Pra, Prokuroria e Përgjithshme duhet të bëjë, duhet të verifikojë nëse kjo deklaratë është e saktë. E nëse nuk mund të provojë që ky person e ka bërë këtë, e vetmja mënyrë për ta zgjidhur problemin është të dalë në publik, transparente, me të gjitha faktet dhe të bindë publikun që kanë bërë çdo gjë në mundësinë e tyre dhe që nuk ka prova. Nëse ka prova për këtë, atëherë pa diskutim duhet ndërmarrë ajo që shkruan. Unë nuk e njoh ligjin shqiptar, por ajo që do bëja për rastin në fjalë është ajo që thashë; do thërrisja personin e do t’i thoja: të lutem, më thoni kush ua ka thënë këtë? Le të themi Pero, thërritet Pero, e shihet që nuk e ka thënë. E në fund, nëse nuk e ka thënë, e rëndësishme është të bëhet gjithçka për të treguar besueshmërinë e këtyre deklaratave. Por nëse do të vija deri në përfundimin që s’ka prova, për këtë, në minutë do e kisha paditur deklaruesin për dëshmi të rreme.

Top Channel