Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës Rreth 60 emigrantë janë kthyer të martën në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me një fluturim të veçantë nga Gjermania.
Të kthyerit janë qytetarë, të cilët janë larguar kohët e fundit nga Kosova në kërkim të një jetë më të mirë.
Xilaje Isaku, nga Suhareka, së bashku me burrin dhe 4 fëmijët e saj kishin emigruar, në mënyrë ilegale, për në Gjermani, që nga tetori.
“Shkuam deri në Hungari me autobus, e prej andej gjetëm një lidhje për në Gjermani, ku kërkuam azil dhe ndenjëm në pritje. Jo, nuk kam më dëshirë të shkoj, por e tentuam sepse atje kishe jetë më të mirë, si për fëmijët edhe për ne. Këtu jemi pa punë, pa asgjë. Mua më erdhi letra për t’u kthyer në Kosovë dhe u ktheva vullnetarisht”, tha Xilaje Isaku, emigrante e kthyer.
Ndërsa Gafurr Kabashi, nga komuna e Prizrenit, i larguar një vit më parë, thotë se po t’i jepet mundësia do të emigrojë përsëri.
“Po kthehemi prapë, prej një viti e një muaji isha në Gjermani. Na kanë pritur mirë, kushtet kanë qenë të mira, por erdhi momenti dhe na kthyen. Sigurisht që arsyeja është situata e rëndë ekonomike në Kosovë, nuk ka të ardhme, papunësia është e madhe”, tha Gafurr Kabashi, emigrant.
Të kthyerit janë vetëm disa prej 50 mijë qytetarëve kosovarë, të cilët janë larguar nga Kosova muajt e fundit.
Top Channel