
Një person është plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti të regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën dytësore Korçë-Voskopojë.
Mjeti me targë KO 2708 B ka përplasur një person, i cili ishte duke lëvizur me motorin e tij. Sipas të dhënave, aksidenti është regjistruar ne afërsi të fshatit Turan, ku mjeti me drejtues Frederik Myrtollarin ka përplasur shtetasin Genci Bendo , 48 vjeç, i cili udhëtonte me motor.
Sipas të dhënave të para nga policia, dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi dhe ka goditur 48-vjeçarin, teksa ai po lëvizte me motor në anë të rrugës.
Si pasojë e goditjes, 48-vjeçari është dëmtuar rëndë dhe është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti dhe errësira në rrugë. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Frederik Myrtollari.
Top Channel