Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni Austria do t’i kthejë të gjithë azilkërkuesit kosovarë dhe nuk do t’u ofrojë leje pune, atyre që kanë emigruar ilegalisht. Ministrja federale e Punëve të Brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Laitner, tha gjatë vizitës në Prishtinë se shteti i saj do t’i trajtojë me shpejtësi kërkesat për azil dhe përgjigjet do të kthehen dhjetë ditë pas dorëzimit të aplikimeve.
Ajo shtoi se kthimi i kosovarëve do të bëhet çdo 14 ditë me avion “charter”. Këto komente, ministrja e Brendshme austriake i bëri pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
“Mesazhi im ndaj shoqërisë kosovare është që ikja e kosovarëve nga vendi duhet të merret me seriozitet. Nuk është e vërtetë që sapo të vini në Austri do të pranoheni për azil edhe do të gjeni një vend pune. Nuk është e sigurt që do t’iu njihet e drejta dhe gjithçka do të vazhdojë siç e keni menduar ju. E vërteta është se Kosova është një vend i sigurt, këtu nuk ka luftë, këtu mund të jetoni mirë edhe nëse kushtet e jetesës janë të vështira. Jemi të vetëdijshëm që duhet të punohet në aspektin ekonomik, por pikërisht muajt në vazhdim dhe vitet e ardhshme janë vendimtare për ju. Ju paralajmëroj që të mos u besoni këtyre mashtruesve, pasi qëllimi i tyre është vetëm pasurim i vetes së tyre”, tha Johanna Mikl-Laitner, ministre e Punëve të Brendshme të Austrisë.
Qëndrimi i Austrisë është prezantuar edhe në shtypin kosovar në formë publiciteti. Kryeministri Mustafa tha se Qeveria e Kosovës përkrah qëndrimin e Qeverisë austriake, që të mos u japë azil ekonomik qytetarëve të Kosovës, dhe është e interesuar që njerëzit të kthehen sa më shpejt. Mustafa theksoi se qytetarët e Kosovës nuk mund të krahasohen me njerëzit që shpërngulen nga vatrat e luftës.
“Ata i kanë shtëpitë këtu, i kanë banesat këtu dhe ata duhet të kthehen në vendin e tyre. Disa prej tyre i kanë edhe punët këtu, se kanë punuar dhe e kanë lëshuar punën për të emigruar. Duhet të kthehen sa më shpejt në mënyrë që të mos kenë probleme me marrëdhënien e punës. Shumë prej tyre i kanë nxjerrë fëmijët nga shkolla, që është dëmi më i madh, sepse fëmijët duhet të vazhdojnë të shkollohen, të vazhdojnë me gjeneratën”, tha Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës.
Numri i azilkërkuesve në Austri në vitin 2014 ka qenë 1900, ndërsa vetëm në fillimin e këtij viti numri i tyre ka mbërritur në 1800. Sipas ministres austriake, rreth 30.000 konsiderohet numri i azilkërkuesve kosovarë në të gjitha vendet e BE-së. Ndërsa në kampet hungareze llogaritet se qëndrojnë 20 mijë kosovarë.
Top Channel