Roma ka hedhur një tjetër hap të gabuar në Serinë A. Në “Olimpico” kryeqytetasit e vendit të dytë nuk arritën të merrnin më shumë se një barazim pa gola ndaj Parmës së vendit të fundit.
Gati gjatë gjithë takimit të besuarit e Rudi Garcias krijuan raste të shumta për gol, por asnjëherë nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetën e kundërshtarit, i cili pas disa humbjeve rresht rikthehet te pikët.
Ditën e diel u luajtën edhe ndeshjet e tjera të Serisë A, ku Lacio me Etrit Berishën që nga minuta e parë arriti një fitore minimale 0-1 në Udine. Ndërkohë, Interi gjithashtu bindi në këtë javë, duke mposhtur 1-4 Atalantën. Goli i parë i takimit u shënuan nga Xherdan Shaqiri. Një fitore të thellë arriti edhe Xhenova ndaj Veronës, me rezultatin 4-2.
Në mesditë zhgënjeu edhe Milani i Filipo Inzaghit. Ndaj Empolit në “San Siro” të zotët e shtëpisë u ndalën në një barazim 1-1. Pavarësisht rezultatit, më shqetësuese për kuqezinjtë ishte loja që ata treguan. Gati gjatë gjithë takimit Empoli ishte dominues.
Top Channel