Drejtori i Zgjerimit në Tiranë, takon krerët e shtetit

30/01/2015 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti pasditen e së premtes në një takim drejtorin e përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson.

Presidenti Nishani theksoi se kryefjala e suksesit të reformave në vend është gjithëpërfshirja, jo thjesht dhe vetëm në optikën e ngushtë partiake, por duke përfshirë ekspertizën më të mirë vendase dhe europiane.

Nga ana e tij, Danielsson u shpreh se Komisioni Europian do të vazhdojë të investojë në Shqipëri dhe se 5 prioritetet janë plotësisht të qarta, por fokusi duhet të zgjerohet edhe përtej, duke sjellë si shqetësim klimën e biznesit në vend, si dhe çështjen e pronësisë.

Gjatë ditës drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin u prit dhe nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, me të cilin bisedoi mbi progresin e Shqipërisë në përmbushjen e 5 prioriteteve të BE dhe mbi ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria.

Meta shprehu vlerësimin për punën dhe përkushtimin e Komisionit Evropian ndaj axhendës evropiane të Shqipërisë dhe vuri në dukje se Kuvendi do vazhdojë të intensifikojë zbatimin e planit të veprimit dhe rolit të tij mbikëqyrës përmes transparencës, gjithëpërfshirjes dhe fokusimit tek standartet që duhen arritur.

Nga ana e tij, zoti Danielsson e përgëzoi kryetarin e Kuvendit për marrëveshjen e dhjetorit që siguroi ripërfshrijen e opozitës në jetën parlamentare shqiptare, duke theksuar se KE është miku më i mirë i Shqipërisë përgjatë procesit të integrimit.

Christian Danielsson zhvilloi edhe një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili shprehu shqetësimin e kthimit të vendit në një terren të favorshëm për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke përmendur rastet e fundit të instalimit të impiantit të kokainës, apo përfshirjen e efektivit të Forcave Ajrore në trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi se dekriminalizimi është një proces jetik për vendin dhe për të ardhmen europiane, pasi çdo ditë po konstatohen raste të emërimit të personave me preçedentë të rëndë penalë deri në postet me të larta të qeverisjes.

Ndër të tjera, Basha e njohu drejtorin e zgjerimit me aktet e njëanshme të mazhorancës, që synojnë sipas tij kapjen e drejtësisë dhe jo reformimin e saj.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë