“Polici kanibal”, del nga burgu i uritur për dashuri

21/01/2015 00:00

Një polic kanibal, i cili u dënua me burg pasi kishte planifikuar të gatuante dhe më pas të hante ish-bashkëshorten e tij, është liruar dhe tani po kërkon një partnere të re.

Por, në mënyrë të habitshme, 30-vjeçari Gilberto Valle ka vënë gatimin në listën e preferencave të tij në një profil për gjetje partnerësh “online”.

Burri me banim në Nju Jork i cili ka qenë në burg që nga viti 2012, shkruan: “Po rregulloj gabimet e së shkuarës dhe po rindërtoj jetën time.”

Top Channel