Ilir Meta takon Ali Ahmetin…në spital

21/01/2015 00:00

Takimi mes kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti nuk është zhvilluar sipas protokollit dhe kjo për shkak të një incidenti të papritur.

Kreu i BDI-së, partisë shqiptare në koalicion me Gruevskin ka pësuar një aksident pak orë para takimit me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë. Nga aksidenti ai ka pësuar dëmtime të lehtë dhe është shoqëruar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Pikërisht në spital e ka vizituar edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Vetë Ahmeti shpërndau në rrjetet sociale një foto nga takimi me mbishkrimin: “Megjithatë, takimin me Ilirin, mikun tim të vjetër, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, e realizova sot edhe pse në kushte pak më ndryshe nga ato që i kishim paraparë”.

Top Channel