Nuk shkon në ditëlindjen e shokut, gjobitet 5-vjeçari

20/01/2015 00:00

Një familje britanike është ankuar pasi djali i saj 5-vjeçar është gjobitur për shkak se mungoi në festën e ditëlindjes së një shoku shkolle.

Tani, dy prindërit kërcënohen me aksione ligjorë në rast se refuzojnë të paguajnë gjobën. Banorët e lokalitetit Kornuoll, Derek Nash dhe Tanya Walsh deklarojnë se u tronditën kur panë djalin e tyre Alex të mbërrinte në shtëpi me një zarf bojë kafe, të futur në xhepin e mbrapëm të pantallonave.

Brenda në zarf ndodhej një invois nga një nënë tjetër, Julie Lawrence, që kërkonte 15.95 stërlina (rreth 24 dollarë) me argumentin se nuk kishte arritur qëllimin e festës së djalit të saj kur Alex nuk kishte qenë i pranishëm.

“Ishte një invois për “mungesë paraqitjeje” në festë dhe ishte me të gjitha detajet zyrtare, përfshirë llogarinë bankare të prindërve, adresë email-i dhe emrat”, tha i ati i Alex, Derek Nash.

Top Channel