Që macet janë kafshë që i pëlqen të përkëdhelen, lozonjare e që kur janë në humor të mirë u pëlqejnë lojërat, kjo dihej, por rasti i mëposhtëm e çon në një tjetër nivel këtë.

Një britanike e merakosur ktheu për 10 minuta shtëpinë e saj përmbys në kërkim të maces së vet ngjyrë të zezë.

Pasi pa gjithë vendet e fshehta ku mund të ishte fshehur macja, gruaja e dorëzuar rikthehet në dhomën e ndenjes, ku krejtësisht papritur dhe në një tjetër kend vë re se macja e saj e zezë kishte gjetur vendin më perfekt për t’u fshehur; përpara televizorit të fikur.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel