25 vjet “Hubble”, 25 vjet magji nga hapësira e thellë

09/01/2015 00:00

Më 24 prill të këtij viti mbush 25 vjet që është hedhur në hapësirë, 25 vjet që na ka mahnitur, shuar e shtuar kureshtjen me imazhet e përcjella në tokë prej hapësirës së thellë.

Bëhet fjalë për teleskopin “Hubble”, i hedhur në hapësirë pikërisht 24 prillin e vitit 1990 falë një bashkëpunimi të suksesshëm mes Agjencisë Hapësinore Amerikane, NASA dhe Agjencisë Hapësinore Europiane, ESA.

Rezultatet e këtij bashkëpunimi kanë qenë fantastike dhe jo vetëm përmbushën pritshmëritë, por i tejkaluan ato. Që prej asaj kohe Hubble ka hyrë në histori si teleskopi që ka nisur në planetin tonë imazhet më mahnitëse e misterioze të universit, por këtu po sjellim të përzgjedhurat si më të mira.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel