Uashingtoni: Pas sulmit kibernetik fshihet Korea e Veriut

18/12/2014 00:00

Gjiganti kinematografik “Sony Pictures” anuloi premierën e një komedie mbi ekzekutimin imagjinar të udhëheqësit të Koresë së Veriut, në atë që konsiderohet si një fitore e paprecedent e Penianit dhe aftësisë së tij për të zhvilluar një “luftë” kibernetike.

Hackera anonimë, të cilët thanë se janë të zemëruar nga filmi, sulmuan “Sony”-n gjatë muajit të kaluar duke i vjedhur koorporatës dokumente të rëndësishme që zunë titujt e paë të medieve botërore, si dhe shpërndanë filmin e pa dalë në treg në internet.

Uashingtoni pritet të shpallë së shpejti faktin që fshihet qeveria koreano-veriore pas këtij sulmi, tha një burim i qeverisë amerikane. Komedia “bajate” që ka kushtuar 44 milionë dollarë, e që titullohet “The Intervieë” (Intervista), ishte përcaktuar të debutonte në mijëra ekranet e kinemave amerikane më 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjes.

“Sony nuk ka publikuar plane të mëtejshme mbi filmin në fjalë”, tha një zëdhënëse e kompanisë gjatë së mërkurës, kur u pyet nëse filmi do të shfaqej më vonë në kinema, apo si film me pagesë (VOD).

Më herët gjatë ditës së djeshme, “Sony” anuloi shfaqjen e javës së ardhshme, duke cituar vendimin nga një rrjet kinemash për të ndalur përkohësisht këtë film. Grupi i hackerave që sulmuan sistemin kompjuterik të “Sony”-t kërcënuan me sulme ndaj kinemave që do të planifikonin shfaqjen e këtij filmi.

Korea e Veriut mohon të fshihet pas sulmeve kibernetike, por ekspertë të sigurisë në Uashington thonë se përgjegjësia e Penianit në këtë sulm është veçse një “sekret” i hapur.

Top Channel