Ka shumë femra që do donin të ishin si Kim Kardashian dhe nuk është për t’u habitur pasi ajo është shumë e famshme dhe shumë e pasur. Por, të çudit fakti që ka edhe meshkuj që duan të jenë si 34-vjeçarja dhe një prej tyre është Jordan James Parke.

23-vjeçari ka shkuar në ekstreme për t’i ngjarë në pamjen e jashtme dhe ka shpenzuar rreth 150 000 $ në operacione plastike.

“Dashuroj gjithçka që ka lidhje me të. Është femra më mahnitëse në botë. Lëkura dhe flokët e saj janë perfekte”, tha i riu për ‘The Sun’.

Jordan ka bërë rreth 50 operacione plastike që përfshijnë botox, fryrje mollëzash, buzësh, tatuazh vetullash dhe heqje qimesh me lazer.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel