Ideja e propozimit shkon keq, shkatërron shtëpinë e fqinjit

15/12/2014 00:00

Kërkoi t’i bëntë një surprizë të dashurës së tij dhe bashkë me surprizën edh t’i propozonte për martesë, por diçka nuk shkoi sipas planit dhe ajo që e pësoi ishte shtëpia e fqinjit.

Ngjarja ka ndodhur në Holandë, ku një i ri kërkoi të befasojë të dashurën e tij duke u ngjitur me një vinç në dritaren e të dashurës së tij për t’i kënduar një serenatë. Jo gjithçka ishte menduar si duhej dhe vinçi humbi ekuilibrin duke u përplasur në çatinë e fqinjëve e duke shkaktuar goxha dëm.

Fatmirësisht nga incidenti i papritur askush nuk u lëndua, dhe ç’është më e rëndësishmja e dashura i tha ‘po’ dhe sipas mediave holandeze çifti është nisur menjëherë drejt Parisit për të festuar.

Top Channel