Hyrja e “shëmtuar” e Korçës, terminali i autobusëve mes tregtarëve

15/12/2014 00:00

Duket si pamja e një epoke tjetër, ku njerëz e mjete lëvizin kuturu. Bëhet fjalë për stacionin e mjeteve ndërurbane në qytetin e Korçës, i cili dëshmon një realitet të hidhur.

Nëse vjen për herë të parë në Korçë dhe ke zgjedhur si mënyrë udhëtimi linjën ineterurbane, ende pa zbritur këmbët në tokë kupton se këtu asgjë nuk duket normale, lëvizja është e paorganizuar, ndërsa imazhi i parë me të cilin përballesh është ai i një skenari të shëmtuar filmi.

Prej vitesh Agjencia e Udhëtarëve është pozicionuar përballë pazarit të Korçës, por pavarësisht evolucionit të qytetit këtu gjithçka ka mbetur në vend.

Për qytetarët, projekti i shumëpërfolur i terminalit të autobusëve, i cili do t’i jepte një zgjidhje përfundimtare problemit, është domosdoshmëri.

Prej kohësh bashkia e qyetetit ka reklamuar projektin e terminalit të autobusëve që përmban ndërtimin e një vendqëndrimi të ri, diku larg qendrës, për më shumë se 100 autobusë të linjave ndërurbane dhe atyre të fshatrave, por ende nuk është hedhur asnjë hap konkret për realizimin e tij.

Top Channel