Deputeti socialist: PD e la Dibrën në varfëri

15/12/2014 00:00

Ndërkohe deputeti socialist për Dibrën, Ulsi Manja, duke raguar për deklaratat e kryetait të Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se gjatë qeverisjes së djathtë për tetë vjet për këtë qark nuk pati asnjë invesitm.

Ndërsa sot sipas tij, për Dibrën ka projekte konkrete në bujqësi, infrastrukturë dhe arsim.

“Për 8 vjet me radhë në qarkun e Dibrës nuk u krye asnjë investim i qenësishëm. Por le të flasim për çështjet e parashtruara nga zoti Basha. Në bujqësi janë financuar 580 milionë lekë në një vit. Në arsim 1.1 miliard lekë, në infrastrukturën rrugore e ujësjellës janë investuar nga Fondi i zhvillimit të rajoneve dhe Fondi për zhvillimin shqiptar 23 miliardë lekë. Dy fjalë edhe për filialin e mbyllur të Universitetit të Peshkopisë. Me bekimin e qeverisë së Saliut dhe Lulit, ky filial u vidhte kohën, mundin dhe paratë studentëve dhe familjeve të tyre për t’u dhënë në fund një diplomë pa asnjë vlerë”, deklaroi Manja.

Top Channel