Sipas gazetës amerikane, “Hollywood life” këngëtarja Rihanna mund të jetë duke pritur fëmijën e saj të parë.

Madje edhe medie të tjera spekulojnë se 26 vjeçarja është shtatzënë. Këngëtarja nuk është shfaqur shpesh në publik muajt e fundit, ndërsa në një nga këngët e fundit që ajo do publikojë në tekst thuhet: “Bebi rritet brenda meje”.

“MediaTakeOut” tashmë e cilëson një fakt të kryer dhe shkon më tej duke thënë se këngëtarja ka ndryshuar edhe rregullat në studion e regjistrimit për të garantuar sigurinë e fëmijës së saj. “Pirja e duhanit është ndaluar dhe kjo është e pazakontë”, transmeton “MediaTakeOut”, duke cituar burime të afërta me këngëtaren.

Kohët e fundit Rihanna ishte në Barbados me familjen e saj, ku dukej shumë e përkushtuar ndaj mbesës së saj të vogël, duke postuar edhe disa foto së bashku me të në “Twitter”.

Top Channel