Bushati: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik rajonal

12/12/2014 00:00

Kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka marrë pjesë në takimin e
31-të të Këshillit të Ministrave  të Punëve të Jashtme të vendeve
anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi ( BSEC)
që është zhvilluar në mëngjesin e së premtes në Selanik.

Ky ministral qe vjen pas takimit te mbajtur ne New York dhe i shërben forcimit te organizatës dhe dimensionit gjeo-strategjik rajonal si edhe promovimit te projekteve infrastrukture te përbashkëta, ka analizuar zhvillimet me te fundit ne rajonin e Detit te Zi ne fushat e tregetise,transpotit,komunikimit,arsimit dhe turizmit duke i dhene nje vend te veçante zhvillimet kryesore te ndodhura gjate kryesisë gjashte mujore te Greqisë ne këtë organizate rajonale.

Ministri Bushati ne fjalimin e tij ka theksuar angazhimin maksimal te Shqipërisë ne bashkëpunimin rajonal ne te gjithë fushat te cilat përbejnë interes rajonal.

“Ushtrimi i njëkohshëm i dy presidencave ne nismat rajonale, ne SEECP dhe A5, si dhe mbyllja disa muaj me pare e presidencës ne AII, ilustrojnë me se miri këtë angazhim rajonal te Shqipërisë”-ka thene ai.

Gjithashtu ne kete kontekts Bushati ka theksuar se : “Është e rëndësishme qe BSEC te rrisë efektivitetin dhe bashkëpunimin me organizma te tjera dhe BE duhet te jete një partner i natyrshëm i BSEC. Ngritja se fundmi e Njësisë se Menaxhimit te Projekteve ne Organizate do t’i shërbejë realizmit te projekteve te përbashkëta qe do te ngushtojnë diferencat mes vendeve anëtare”.

Ne fund te këtij samiti jane miratuar disa rezoluta qe kane te bëjnë me fuqizimin e aktiviteteve te orientuara nga projektet, rritjen e efektivitetit dhe efektshmerise ne organizate si dhe përmirësimin e marrëdhënieve te BSEC me organizmat e  tjerë satelitore .

Gjate takimit Bushati ka zhvlluar disa  takime me homologe te vendeve anëtare te BSEC si dhe me Presidentin e Bankës se Tregtisë dhe Zhvillim te Detit te Zi BSTDB.

Organizata për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi është formuar në vitin 1998 dhe bashke me Shqiperine dhe Greqina ne te jane te anëtarësuara  Azerbajxhani, Armenia, Bullgaria,  Gjeorgjia, Moldavia, Rusia, Rumania, Serbia, Turqia dhe Ukraina.

Top Channel