Këlyshi i ariut ngjitet në pemë në një lagje të New York, operacion shpëtimi për ta kthyer në habitatin natyror
Rita Ora dhe Iggy Azalea dhanë një nga performancat më të bukura në skenën e Minnesota-s, duke reflektuar edhe marrëdhënien shoqërore të ngushtë që kanë me njëra tjetrën.
Ndonëse gazeta “Daily Mail” e cilëson si britanike Rita Orën, ajo është një artiste me origjinë shqiptare që deri më tani duket se nuk i ka zhgënjyer fansat e saj.
Në performancën e fundit, kritikët e cilësuan atë dhe Iggy-n si ‘princesha’ të muzikës pop që mbajtën mbërthyer publikun për orë të tëra. Koncerti i mbajtur për periudhën e festave, kishte pjesë të tij edhe Ariana Grande-n, Demi Lovato-n, grupin ‘One Republic’ dhe Jessie J. por duket se dy biondet simpatike, Rita dhe Iggy, morën gjithë vëmendjen me këngën e tyre “Black Widow”.
Për momentin Rita ka në dorë disa projekte të reja, si imazh i një firme rrobash si edhe aktore në filmin e shumëpritur “Fifty Shades of Grey”.
Top Channel