Riintegrimi i grave të dënuara, mësojnë profesione për të gjetur një punë më pas

10/12/2014 00:00

Janë 40 gra që vuajne dënimin në ambientet e burgut “Ali Demi”, në
Tiranë. Të izoluara nga bota e jashtme, por jo nga gabimet që u rëndojnë
çdo dite e më shumë ato përpiqen të vrasin kohën duke krijuar punime të
ndryshme.

“Shumë i rëndësishëm për të rritur vetëvlerësimin e secilës. Në një mënyrë shkarkojmë stresin dhe lodhjen e përditshme, mundohen të largojnë dhimbjen e ditëve dhe mund të shërbejnë për fituar dicka nëse ato shiten”, thotë një e dënuar.

“Do të ishtë shumë mirë që të shtohej puna, me qëllim që të përqendroheshim këtu. Shpresojmë që këto punime të gjejnë treg, se ne jemi të gatshme t’i bëjmë edhe për të marrë më shumë të ardhura, duke qenë se familja nuk na përballon dot”, thotë një e dënuar.

Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Artur Zoto, tha se po punohet permes projekteve te ndryshme qe keto gra ta kene me te lehte gjetjen e një vendi pune pas mbarimit te denimit ne burg.

“Kemi dy projekte, i pari ka të bëjë me sjelljen e bizneseve private, të cilët janë të interesuar të zhvillojnë punë artizanale, i dytizhvillimi i hortikulturës. Ka të bëjë me kujdesin, rritjen eluleve dhe shitjen e tyre, ose me kujdesin për pemët dekorative’, tha Zoto.

Perfaqesuesja e Ministrisë së Jashtme të Hollandës, e cila pritet të emërohet së shpejti së ambasadore në Shqipëri, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, tha se riintegirmi i ketyre grave dhe respektimi i te drejave te tyre jane te rendesishme per Shqiperine. Ne shenje mirenjohje, ajo i dhuroi grave te burgut disa zhardhokë tulipanesh për t’i mbjellë në kopshtin e tyre.

Top Channel