Gisele Bundchen, e marrosur pas të birit 5-vjeçar

10/12/2014 00:00

Ish-supermodelja e “Victoria’s Secret”, Gisele Bundchen, apo e njohur ndryshe edhe si modelja më e pasur në botë, e nisi ditën e hënë me një foto prekëse në Instagram, me anë të së cilës i uronte të birit Benjamin ditëlindjen e tij të pestë.

Por, dhurata më e bukur nuk ishte kjo, pasi Bundchen e mori të birin në një udhëtim drejt plazheve të Kosta Rikës, për të festuar këtë ditë të veçantë për të. 34-vjeçarja shfaqi format e saj të përsosura në një palë bikini të zeza, teksa mbante në qafë të birin, gjatë një shëtitjeje buzë detit.

Supermodelja dukej me forma të tonifikuara si kurrë më parë. Nënë e dy fëmijëve, ajo nuk e ka aspak problem të dalë shëtitje pa bërë “makeup”, por sigurisht me një palë syze për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit.

Gisele nuk kishte të pranishëm babain e djalit të saj tashmë 5-vjeçar, Tom Brady, por kishte dy shoqërues të tjerë besnikë: dy qentë e familjes.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel