Pyllëzime për të shmangur përmbytjen dhe rrëshqitjtet e tokës

09/12/2014 00:00

Shqipëria po kërcënohet gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimaterike,
të cilat e kanë gjetur vendin të papërgatitur. Rritja e temperaturave
mesatare, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, si dhe rritja e nivelit të
detit, duke rrezikuar më shumë brigjet e lumit Drin dhe Mat, mund te
sjellin deme te medha qe llogarriten ne miliona euro.

Ekspertet kane theksuar se ulja e burimeve ujore, prek direkt sektorin energjitik, ndersa permbytjet sjellin deme ne bujqesi.

“Në do të kontribuojmë të gjithë së bashku për të realizuar atë qëllim të përbashkët, për për mundësuar uljen e temperaturës për rreth 2 gradë, që do të jetë një sfidë e mbarë vendeve të globit dhe jo vetëm e Shqipërisë. Një nga këto është edhe pyllëzimi, pa lënë mënjanë energjinë alternative, burimi të tjera të energjisë alternative, pa lënë mënjanë clirimin e gazrave serrë”, tha ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Ndalja e shkaterrimit te pyjeve dhe mbjellja e fidaneve te rinj, eshte nje nga sfidat e ministrise  se mjedisit per te shmangur erozionin, por edhe te te ulur efektin serrë. Këtë vit pritet të mbillen 2.5 milionë fidanë nga kjo marrëveshje e Ministrisë së Mjedisit me shoqatën e rrjetit shqiptar të përgjegjshmërisë sociale te korporatës.

Ministria e Mjedisit duhet te punoje per rritjen e burimeve të rinovueshme të energjisë me 35%, deri në vitin 2020; për rritjen e efiçencës së energjisë me 9% deri në vitin 2018.

Top Channel