Detajet personale të aktorëve

09/12/2014 00:00

Grupi i piratëve kibernetikë përgjegjës për sulmin ndaj “Sony” pak ditë më parë dhe që besohet se kanë lidhje me Korenë e Veriut, publikuan në internet numrat e telefonit dhe detaje të tjera konfidenciale për disa aktorë me emër.

Në listën e aktorëve viktimë e këtyre hakerave është Brad Pitt, Julia Robert dhe Tom Hanks, numrat e telefonave personalë të të cilëve janë bërë publikë.

Ndërkohë gjatë sulmit besohet se janë përvetësuar nga hakerat edhe një sërë të dhënash konfidenciale, si emrat e rremë të përdorur nga aktorë dhe aktore të ndryshme në hotele apo restorante ku kanë dashur të mos bien në sy.

Mes yjeve që u janë publikuar emrat e rremë janë Daniel Craig, Natalie Portman, Tobey Maguire e të tjerë.

Zyrtarët e Koresë së Veriut mohuan përfshirjen e tyre në sulmin ndaj “Sony” pas njoftimit të kompanisë për hedhjen në treg të filmit komedi “Intervista”, ku në qendër të ngjarjeve është një përpjekje e dy agjentëve të rekrutuar nga CIA për të vrarë Kim Jong-un.

Peniani e cilësoi si ‘akt lufte’ dhe ‘provokim të paprecedentë’ daljen e filmit, por mohoi akuzat të jetë përfshirë në sulmin ndaj ‘Sony’.

Top Channel