Prezantohet logoja e filmit të ri të James Bond

05/12/2014 00:00

Një video e shkurtër promovuese për filmin e ri të James Bond ka treguar për fansat e agjentit 007 logon e ‘Spectre’, organizatës terroriste ndërkombëtare që producentët kanë vendosur të “ringjallin” nga seria e librave dhe filmave të mëparshëm.

Rrjeti kriminal është prezantuar në librat e Ian Fleming në vitin 1961 dhe është shfaqur në filmat e Bondit duke nisur nga viti 1962.

Lideri i Spectre (Special Executive for Counter-intelligence, Terrorism, Revenge and Extortion) është Ernst Stavor Blofeld, i cili mendohet se do të interpretohet nga Christoph Walz, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Filmi ‘Spectre’ do të shfaqet për herë të parë në 6 nëntor 2015.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel