Naço shkarkon zyrtarë të Regjistrimit të Pasurisë Tiranë

05/12/2014 00:00

Furtunë në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të
Tiranës, Vlorës dhe Lushnjës. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, me një
urdhër të zyrtarizuar ditën e sotme, ka nënshkruar largimin nga detyra
të krerëve të këtyre degëve.

Në kryeqytet është shkarkuar Andrea Miço, në Vlorë Ina Luçaj dhe në Lushnjë, Bledar Koçiu.

Deri tani nuk ka informacione mbi arsyet e këtyre shkarkimeve, por burime nga Ministria e Drejtësisë, thonë se gjithçka është bërë në kuadër të riformatimit të këtyre degëve, të cilat shpesh janë akuzuar për abuzime dhe burokraci në detyrë.

Top Channel