Për gjah me vajzën e vogël, lumë kritikash për Stoner

04/12/2014 00:00

Kanë shpërthyer polemikat në rrjet pas publikimit të një fotoje të Casey Stoner si gjahtar.

Ish-kampioni australian i Moto GP kishte dalë për gjueti rosash bashkë me pilotin Ben Spies, bashkëshortet respektive dhe me vajzën Alessandra Maria.

Pikërisht prezenca e vogëlushes, e veshur me kostum gjahu, ka shqetësuar shumë përdorues interneti të cilët e kanë kritikuar ashpër Stonerin.

E menjëhershme përgjigja e tij: “Jam një djalë fshati.”

Top Channel