Erseka feston me humor “Verë dhe Portokalle”, mbyllet turi veror
Nëse do të përmendej emri Wayne Rooney, padyshim që të gjithë do ta çonin mendjen te futbolli, por këtë herë sulmuesi i Manchester United ka përfunduar në titujt e tabloidëve britanikë… si këngëtar.
Ai është filmuar teksa këndonte në karaoke, pikërisht këngën e Ed Sheeran me titull “Lego House”, në një klub nate të Manchesterit muajin e kaluar. Ai duket se është rikthyer sërish në këtë destinacion të pëlqyer, por këtë herë për të festuar me të shoqen, Coleen, si dhe ish-lojtarët e United në një party për Krishtlindje.
Rooney, i cili po u nënshtrohet ekzaminimeve për një dëmtim të mundshëm në gju, publikoi një foto në Instagramin e tij me mesazhin “Radha ime për të kënduar në partin për Krishtlindje të Manchester United!”.
Lojtari, i cili është një fans i Stereophonics dhe Queen, ka qendë në këtë party së bashku me lojtarë si Ashley Young dhe Darren Fletcher.
Top Channel