Gangnam Style thyen kufijtë e Youtube

04/12/2014 00:00

Video muzikore Gangnam Style e këngëtarit koreano-jugor, Psy, jo vetëm që është më e klikuara në Youtube, por theu të gjitha kufijtë e rrjetit social të Google.

Videoklipi është parë më shumë se 2 miliard e 147 milion e 483 mijë e 647 herë, që ishtë limiti i sistemit integral të numërimit prej 32 bit të Youtube.

Në 1 dhjetor, Google doli me një njoftim ku thuhej se nuk e kishin menduar ndonjëherë se një video do të klikohej më shumë nga sa numëronte sistemi i tyre i mëparshëm…por kjo ishte para se të mbërrite Psy.

Megjithatë, inxhinierët e gjigantit amerikan të teknologjisë i paraprinë problemit dhe kur videoklipi i këngëtarit korano-jugor ndodhej disa miliona larg kufirit maksimal, ndërhynë duke vendosur një sistem numërimi 64 bit, që do të thotë se tani kufiri i ri i numërimit është 9,223,372,036,854,775,808.

Top Channel