Erseka feston me humor “Verë dhe Portokalle”, mbyllet turi veror
Kryeministri Rama është satirizuar në emisionin “24 minuta” të gazetarit Zoran Kesiç, në televizionin serb ‘B92’.
Se bashku me aktorin Sergej Trifunoviç, i cili imiton kryeministrin Rama ne shqip, Kesiç ka improvizuar nje interviste, ku satirizon viziten e pare te Z. Rama pas ndeshjes ne Beograd.
Me fjalët “Kosova është e pavarur’ dhe ‘faleminderit që më keni ftuar”, nis intervista satirike, ndersa nderhyrjes se pare te gazetarit Kesic, i cili pasi thote se marredheniet mes Shqiperise e Serbise kane qene gjithmone te keqija, i drejtohet Rames se improvizuar, duke e pyetur nese mund te jete situata edhe me e keqe se ajo e tanishmja. Pergjigjja ishte: “Përkundër viteve te heshtjes, besoj se së bashku mund të gjejmë mënyrë të krijojmë marrëdhënie të këqija, të bazuara në jotolerancë, fyerje dhe grindje!”
Pjese e satires ka qene edhe vellai i kryeminstirit, Olsi Rama, i cili u akuzua nga mediat serbe, si organizator i ngritjes se dronit ne stadiumin e Beogradit.
Sipas mediave te Kosoves, programi “24 minuta” i Zoran Kesiç, eshte nder emisionet me te ndjekura kritike ne Serbi, ku trajtohen ngjarjet e javes. Ky episod eshte transmetuar ne programacionin e realizuar enkas per Vitin e Ri.
Top Channel