Heroi i filmave aksion Jean Claude Van Damme do të kthehet në sagën e filmave që e bënë të famshëm, “Kickboxer”.
Aktori është në negociatat e fundit për t’iu bashkuar riprodhimit të filmit, ku do të interpretojnë gjithashtu Dave Bautista (Guardians of the Galaxy) dhe Alan Moussi (X-Men: Days of future past).
Megjithatë, këtë herë Van Damme nuk do të jetë student, por instruktor i arteve marciale, duke zëvendësuar kështu aktorin tajlandez Tony Jaa, që hoqi dorë nga roli për shkak të axhendës së ngjeshur.
Historia e filmit bën fjalë për Kurt Sloan, që do të interpretohet nga Moussi, një sportist i talentuar që udhëton në Tajlandë për të mësuar sekretet e kikboksit, për të marrë hakun e vdekjes së të vëllait nga Tong Po, që këtë herë do të luhet nga ylli i wrestling-ut, Bautista.
Van Damme do të interpretojë versionin e ri të mjeshtrit Chow, që në filmin kult të 1989-s luhej nga aktori Dennis Chan. Pjesë e kastit do të jetë edhe Georges St. Pierre, që luajti rolin e Batroc në “Captain America: The Winter Soldier”.
Regjia e filmit i është besuar John Stockëell, ndërsa producentë janë Mike Weber dhe Peter Meyer. Xhirimet nisin këtë javë dhe do të realizohen në Nju Orlins dhe Tajlandë.
Top Channel