Mel B: Kam qenë e lidhur me një femër

01/12/2014 00:00

Mel B është e njohur për tërheqjen që ka ndaj femrave dhe më parë ka folur për lidhjen me një nënë të dy fëmijëve, por ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls ka mbrojtur seksualitetin e saj në një intervistë për ‘The Guardian’.

“Kam pasur një të dashur me të cilën kam pasur një marrëdhënie 4-vjeçare. Nuk ka asgjë të keqe. Njerëzit më thonë lesbike, biseksuale apo heteroseksuale, por unë nuk e kam problem. Unë e di shumë mirë se çfarë jam”, tha këngëtarja, e cila ka 7 vjet e martuar me një mashkull, me të cilin ka edhe një vajzë.

39-vjeçarja qartësoi se është e lumtur me Stephen Belafonte: “Ne jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë që unë nuk mund të kënaqem duke parë një palë këmbë të bukura femre.”

Top Channel