Al Pacino: Më ngatërrojnë me De Niron

28/11/2014 00:00

Është një legjendë e Hollivudit dhe ka qenë protagonist i filmave kult si “Njeriu me Shenjë” (Scarface) apo “Kumbari” (The Godfather), por duket se fansat e kinemasë e kanë të vështirë ta njohin.

Aktori 74-vjeçar bëri shaka duke thënë se në rrugë e ngatërrojnë me kolegët e tij po aq të famshëm si Dustin Hoffman dhe Robert De Niro.

“Më shohin në rrugë dhe më thonë “përshëndetje Dustin” ose “përshëndetje Bob”. E njëjta gjë ndodh edhe me ata, i ngatërrojnë me mua. Mendoj se kjo ndodh nga fakti se jemi 3 aktorë që u bëmë të famshëm në vitet ’70 dhe njerëzit ngatërrohen”, tha Al Pacino për ‘Los Angeles Time’.

Edhe në filmin e tij të fundit me titull ‘The Humbling’, 74-vjeçari luan rolin e një ylli të vjetër i cili shpesh ngatërrohet me dikë tjetër nga njerëzit.

Top Channel