Rriten arkëtimet për energjinë. Gjiknuri: 50 për qind më shumë

25/11/2014 00:00

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri thotë se në muajin e parë të
aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, arkëtimet janë rritur
me 50 % krahasuar me muajt e mëparshëm.

Gjatë inspektimit të një prej aksioneve të OSHEE-së, Ministri tha se në total, për 10 mujorin e parë të këtij viti, arkëtimet janë rritur me 70 mln dollarë krahasuar me janar-tetor të 2013-s, cka sipas tij dëshmon se sektori po formalizohet.   

“Arkëtimet janë rritur me 50 %, një fillim i formalizimit të sektorit, ka mbi 5000 kërkesa për kontrata të reja dhe së fundmi kompania ka blerë matësa të rinj për t’i instaluar aty ku mungojnë. Mbi të gjitha janë dy faktorë të rëndësishëm, kemi një ulje të kërkesës për  konsum me 15 %, do të thotë që qytetarët po tregohen më të kujdesshëm dhe rritja e faturimi me 11 %’

Ministri Gjiknuri përjashtoi edhe një herë mundësinë e një amnistie për debitorët duke theksuar se e vetmja lehtësi për ta do të jetë pagesa me këste, e shtrirë në kohë.

Top Channel