Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Enrique Iglesias dhe këngëtari uruguajan, Jorge Drexler, ishin fituesit e mëdhenj të ceremonisë së përvitshme të ndarjes së çmimeve “Latin Grammy”, e cila nderon arritjet më të mëdha të industrisë së muzikës latine.
Iglesias rrëmbeu tre çmime, përfshirë dhe atë të këngës më të mirë të vitit, ndërsa Drexler dhe këngëtarja franko-kiliane, Ana Tijoux, morën çmimin e regjistrimit më të mirë për “Universos Paralelos”.
Kitaristi i ndjerë, Paco de Lucia, albumi i të cilit “Cancion Andaluza” u shpall më i miri i vitit, mori dy çmime “Latin Grammy”. Muzikanti i njohur ndërroi jetë në muajin shkurt, në moshën 66-vjeçare, nga një atak kardiak. Spektatorët në sallë e priten me ovacione nderimin e tij.
Politika nuk qëndroi jashtë kësaj ceremonie. Reforma e emigracionit e Barack Obamës, që u lejon 5 milionë emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të punojnë lirisht, pa frikën e deportimit, u përshëndet me forcë, duke qenë se kjo mbetet një çështje nevralgjike për hispanikët në Amerikë.
Enrique Iglesias, kishte dhe ai diçka për të thënë.
“Kjo e sotmja nuk është një natë historike vetëm për artistët latinë. Ajo është e tillë për të gjithë latinët, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Enrique Iglesias.
Edicioni i 15 i “Latin Grammys”, i transmetuar në Shtetet e Bashkuara në spanjisht, pati si prezantues aktorët meksikanë, Jacqueline Bracamontes dhe Eugenio Derbez. Ceremonia u zhvillua në “Grand Casino Hotel”, në Las Vegas të Nevadës.
Top Channel