Panda i gëzohet dëborës së parë

20/11/2014 00:00

Atmosferes se debores se pare ne Kanada iu bashkua edhe Da Mao, panda qe ka shtepi kopeshtin zoologjik te Torontos qe prej marsit te 2013-es.

Ne nje video te postuar ne Youtube nga kopeshti zoologjik shihet panda qe i gezohet bores duke luajtur me te. Da Mao ecen e rrokulliset ne shesh dhe vetem nje pale ski i mungojne per te arritur maksimumin e argetimit.

Fillimisht panda e kishte te veshtire te ecte ne terrenin e ngrire, por me vone ia mori doren duke ngjitur nje tatpjete e me pas duke u hedhur serish ne fund te saj me kurriz. 

Top Channel