Përveç fotove të postuara në rrjetet sociale nga modelja serbe, asnjë dalje tjetër publike nuk është në qarkullim ku të shihen bashkë sulmuesi brazilian i Barcelons, Neymar dhe Soraja Vucelic.

Megjithatë mediat rozë në Spanjë shprehen të bindura që mes futbollistit dhe modeles 28-vjeçare serbe të lindur në Mal të Zi ka një romancë.

Çifti është njohur verën që lamë pas në Ibiza dhe që prej asaj kohe lidhja është përforcuar, madje disa javë më parë qarkulloi lajmi se braziliani kishte nisur një avion privat për të patur në Barcelonë modelen.

Hapat e parë drejt famës 28-vjeçarja do t’i hidhte me pjesëmarrjen në Big Brother dhe që prej asaj periudhe nëpër mediat rozë ka nisur të qarkullojë gjithnjë e më shumë emri i saj.

Së fundmi, bukuroshja serbe ka shfrytëzuar në maksimum rrezet e pakta të diellit në këto ditë të fundit të vjeshtës në bregdetin e Malit të Zi, ku nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel